E ftuar në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’, Sara Kapo ka folur më shumë rreth planeve të saj për tu identifikuar edhe implementuar në fushën e muzikës si një këngëtare stili, pasi vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën ‘’Watching you’’.
Sara është një nga vajzat që bën shumë zhurmë me postimet apo intervistat e saj, për arsyen e thjeshtë sepse është shumë pa komplekse dhe e drejtpërdrejtë.
’Hajde, shtrihemi në tokë, qeshim dhe bëjmë gjëra të tilla’’- Kjo ishte ideja origjinale që doja të përcillja nëpërmjet videoklipit është shprehur Sara.
‘’Më vjen shumë turp nga vetja, por e kam të vështirë të këndoj shqip, duke qenë se kam 9 vite që kam bërë shkollën e mësimin në anglisht. Nuk është se jam krenare për këtë, por edhe R n’B si rrymë muzikore është e vështirë ta krijosh në shqip’’- tha ajo.
Link: https://youtu.be/PgyPp4gIFoc?t=886
Link: https://www.youtube.com/watch?v=oyedRJq80AA
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdpDnYxngOy/?taken-by=sarakapo27