Një fanse e dehur ka arritur te kalojë kordonin e sigurisë gjatë një koncerti të yllit botëror Celine Dion, duke hipur në skenë ndërkohë që këngëtarja po këndonte.
Celine ka reagur me qetësi edhe pse dukej qartë se vajza ishte në gjendur të dehur dhe ka krijur një situatë të sikletshme duke e përqafuar këngëtaren dhe duke i vendosur edhe njërën këmbë mbi të.
Ajo ka ruajtur qetësinë duke menaxhuar situatën dhe ka filluar të flasë me fansen. “Jam e lumtur që arrite të jesh këtu tek unë dhe realizove ëndrrën për të qënë pranë meje, pavarsisht mënyrës si”- është shprehur Celine Dion.
Diva e muzikës ka qetësuar fansen duke i thënë gjithashtu se “çdo gjë do të bëhet më mirë, është viti i ndryshimeve, viti 2018”. Ajo më pas filloi të këndonte “’I love you, you love me,” për të ndryshuar situatën dhe për ti dhuruar sa më shumë dashuri fanses së saj.
Këngëtarja nuk lejoi madje as bodiguardët që të ndërhynin pa qetësuar vajzën nën efektin e alkoolit. Më pas Dion u kërkoi falje fansave dhe i falenderoi për durimin, duke thënë se njerëzit kanë nëvojë që të flasim me ta kur janë në gjendje jo të mirë, duke vazhduar më tej koncertin në Las Vegas.
Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=42&v=ajnu3YSkbvQ
Burimi i lajmit: http://www.telegraph.co.uk/music/news/celine-dion-impossibly-gracious-drunk-fan-clambers-stage/