Ish-deputetja Majlinda Bregu është shfaqur duke mbajtur një qen të bardhë mbi supe dhe pikërisht ky fakt i ka habitur motrat e saj.
Fotografia në fjalë i ka zbuluar asaj një sekret që nuk e dinim.
Me sa duket zonja Bregu i ka fobi qentë dhe prandaj ka ardhur edhe reagimi i motrave të saj.
“Tani do të të prezantojë me pitbull, doberman, etj. Se racat e ndryshme kanë veçantinë e tyre”, i komenton Ornela.
“Duhet të jetë pellush lodër, se s’ka mundësi kjo marrëdhënie”, i shkruan motra tjetër Majlindës.
Epo me sa duket ish-deputetja e Partisë Demokratike e ka zhdukur fobinë e saj për qentë.
Link: https://www.instagram.com/p/Bd-UB_GFMH-/?taken-by=m.bregu
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BaEPKHmlwE4/?taken-by=m.bregu