ShowBiz

“Do të të pushoj nga puna, qepe gojën!”: Vjen reagimi i Big Mamës, pas fjalëve të Marina Vjollcës

Gjatë puntatës së fundit të spektaklit “C’est La Vie” një ndër momentet më të diskutuara ishte ai kur Marina Vjollca iu kthye Big Mamës duke i thënë: Do të të pushoj nga puna, qepe gojën!”

 

Ky reagim erdhi pas disa batutave të njëpasnjëshme të këngëtares e cila ndërhynte gjatë kohës që moderatorja fliste.

Por ndonëse aty për aty Big Mama nuk tha asgjë, duket se ka vendosur të reagojë së fundmi.

“Pse moj Marina më the ashtu, e kanë vendosur të na fusin në sher, po s’e kanë parë atë ditë kurrë! Të dua o engjëll, o njeriu më i mirë në botë!”- ka shkruar Big Mama, referuar lajmeve për “përplasjen” e tyre në spektakël.

Link:  https://www.instagram.com/bigitos/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/bigitos/