ShowBiz

“Kështu i propozova Xhensilës…” Bes Kallaku na shkrin së qeshuri

Edhe pse dasma e tyre ishte kryefjala e verës që lamë pas, Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë treguar të rezervuar përsa i përket disa çështjeve të marrëdhënies së tyre, siç ishte propozimi për martesë.

Në intervista të mëparshme Xhensila ka rrëfyer se nuk ka marrë propozimin klasik që ajo do të kishte dëshiruar, ndaj dhe ende nuk është e qartë sesi çifti vendosi për të shkuar drejt altarit.

Dhe duke qenë se e gjithë kjo çështje është enigmë, Besi ka vendosur të bëjë humor me këtë fakt, duke postuar në Instagram një foto që ilustron “propozimin” që ai i ka bërë bashkëshortes.

“Kështu i propozova Xhesilës hahaha…”-ka shkruar Kallaku në përshkrimin e fotos, ku unaza shihet jo e vendosur në kutinë tradicionale, por në një domate.

Kjo sigurisht lidhet edhe me një tjetër dashuri të madhe të Besit, pasi më parë ai ka treguar se është i fiksuar pas domateve.

https://www.instagram.com/p/BeDDx1Xh42c/?taken-by=bes_kallaku

Link: https://www.instagram.com/p/BeDDx1Xh42c/?taken-by=bes_kallaku

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BZNkM11D7mD/?taken-by=bes_kallaku