Ajo është një ndër vajzat e ekranit më të dashura për publikun shqiptar. Moderatoren Jonida Vokshi, e gjejmë të angazhuar në televizion, filma, seriale, publicitet etj. Një gjithçkabërëse e talentuar.
Këtë herë ajo ka treguar një anë tjetër të sajën. Bukuroshja ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto me qenin e saj. “Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund”, ka shkruar moderatorja. Qeni i saj që mban emrin Pegi, duket se i ka bërë vend vetes në zemrën e bukuroshes.