ShowBiz

Njihuni me çiftin shqiptar të mbuluar me tatuazhe

Paola Hila dhe Kristi Firi ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku treguan se si nisi pasioni për tatuazhet dhe tatuazhet e para që kanë bërë.

Pjesë më e madhe të trupit të tyre është e mbuluar me tatuazhe dhe për ta arti vizual është shndërruar në një stil jetese.

“Tatuazhi i parë ka qenë më i rëndësishmi për mua pasi prej tatuazhit të parë zbulova pasionin për to. Më është dukur një gjë shumë e thjeshtë për tu bërë. Ka qenë si dashuri me shikim të parë. Tatuazhi im i parë ka qenë një trial që sot nuk ekziston më”, tha Kristi.

Ndërkohë Paola tha se tatuazhi i saj i parë ka qenë fjala “Sorry” të cilin e ka bërë pasi kur ka humbur gjyshen me të cilën ka qenë shumë e lidhur.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=eLpl-jRJ0PU

Burimi i fotos kryesore:  © Tv Klan