ShowBiz

Elvis Naçi: “Në fenë islame, një imam homoseksual, nuk bën sens.”

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake up” në “Top Channel” ka qenë Elvis Naçi, imami i Xhamisë së Tabakëve.

Imami u pyet për përditshmërinë e tij dhe për mënyrën e tij të re të të komunikuarit me besimtarët nëpërmjet rrjeteve sociale dhe gjatë bisedës, moderatori Eno Popi foli me Naçin edhe për çështjen e homoseksualitetit.

Popi e pyeti imamin se çfarë mendonte për Nur Warsame, imamin e parë homoseksual i cili do të hapë në Australi xhaminë e parë miqësore me komunitetin LGBT. Përgjigja e Naçit ka qenë vërtet surprizuese, nisur nga polemikat që disa deklarata të tij të mëparshme kanë krijuar.

“Ngaqë është një risi, normal që duket e çuditshme sepse edhe imam edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame.  Në fenë islame, por edhe në atë kristiane, hebreje etj., homoseksualizmi është një mëkat i madh. Por çdo njeri ka gabime, sepse ne kalojmë në ekstrem, ofendojmë shajmë e me radhë. Por ka një mesatare të artë.”- u shpreh Naçi.

“Të gjithë ne kemi gabimet tona, në disa raste ne nuk e zbatojmë fjalën e Zotit dhe ky rast i homoseksualitetit është një gabim i madh në islam dhe një imam që bën një gabim kaq të madh nuk bën sens. Gjërat nuk bëhen publike. Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk ka përse të bëhet publike, sepse njerëzit humbin besimin. Në islam, atë që e quajmë gabim, ne mundohemi ta largojmë, jo ta promovojmë.”- deklaroi Naçi duke shtuar më tej se qasja e vetme ndaj homoseksualëve duhet të jetë ajo e këshillimit dhe sugjerimit, jo ajo e sharjeve dhe ofendimeve.

https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156008632159793/

Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156008632159793/