Presidenti rus Vladimir Putin hyri në ujin e akullt në Liqenin Seliger, në veri të Moskës, për të përkujtuar pagëzimin e Krishtit.
Pagëzimi vjetor është një element kryesor i Kishës Ortodokse dhe besimtarët në të gjithë Rusinë, futen në ujë të ftohtë. Kësaj tradite i ka qëndruar besnik edhe presidenti Putin.
Putini, i njohur për imazhin e tij djaloshar dhe të ashpër, për pasionin e tij për aktivitetet në natyrë, eci deri pranë ujin pjesërisht të ngrirë me në trup një pallto të trashë gëzofi, dhe pyeti nëse gazetarët e mbledhur kishin të ftohtë. Pastaj hoqi veshjen e tij të jashtme dhe u zhyt në ujin e pagëzuar nga klerikët, të cilët sakaq ndiqnin protokollin cermonial.
Tradicionalisht, banja në lumenjtë dhe pellgjet e ftohta të akullnajave zhvillohet gjatë natës së 18-19 të janarit. Koha për Epifaninë e këtij viti ishte më e butë se zakonisht. Temperatura e Liqenit Seliger ishte 6 ose 7 gradë nën 0.
Burimi i lajmit: https://www.rt.com/news/416350-putin-icy-dip-video/