ShowBiz

“Divat”, rikthehet fuqishëm Rovena Dilo

Së fundmi këngëtaren  Rovena Dilo kemi pasur mundësi ta shohim si pjesë e një projekti artistik, ku nuk përfshihet kënga. Ajo ka provuar aktrimin në filmin “Ti mund të më quash Xhon”…

Rovena si një person që kërkon gjithmonë nga vetja ka treguar në “Rudina” në Tv Klan, se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja që i mungojnë Tiranës si metropol.

Ajo tregoi se shumë shpejt do të sjellë një spektakël të madh që do të ndërthurë muzikën me shumë elementë të tjerë.

Ky spektakël do të quhet “Divat” dhe në të do të përfshihen të artistët dhe këngëtarët më të mirë në vend.

Ai do të vijë në fund të prillit, por këngëtarja tregoi se ka shumë dëshirë të realizojë dhe dy projekte të tjera. “Njëri do të jetë një projekt që do të përfshijë koreografinë dhe unë do të bashkëpunoj me Elton Merja.

Ndërsa tjetri do të jetë një projekt që do të quhet ‘Tirana Improvizon’ dhe do të jetë gjithëpërfshirës dhe edukues për qytetin e Tiranës.

Dhe urojmë që këto projekte të gjejnë mbështetjen e ‘Ministrisë së Kulturës’ dhe Bashkisë së Tiranës”, – tha Rovena Dilo.

Link: https://youtu.be/Sh4CL9PYgmQ?t=1753

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan