Sot në faqet rozë të gazetave është publikuar një lajm mjaft tërheqës, por ende i pakonfirmuar. Lajmi bazohet në një fotografi të publikuar nga Armina Mevlani, blogerja bukuroshe dhe e fejuara e Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Berisha. Armina është një nga personazhet më të komentuar, sidomos për jetën e saj private.
Sot Armina ka postuar disa foto nga eventi i dy ditëve më parë “Oda”, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq e duket shumë seksi, por në njërën prej fotove nuk mund të mos bie në sy barku i saj i fryrë.
“Shtatzënë”, “Po pret një bebe?”, janë disa nga komentet e ndjekësve që e kanë shtyrë Arminën ta heqi foton nga profili në Instagram.
Çështja deri këtu është shumë interesante, nëse nuk marrim për bazë fotot e tjera të publikuara po nga Armina. Mbi to mund të gjykoni vetë, pasi i gjeni më poshtë. Mund të themi, Armina shtatzënë, apo në qendër të thashethemnajës.
Link: https://www.instagram.com/armina_mevlani/
https://www.instagram.com/p/BeQFym_BAob/?taken-by=armina_mevlani
Link: https://www.instagram.com/p/BeQFym_BAob/?taken-by=armina_mevlani
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeQFym_BAob/?taken-by=armina_mevlani