ShowBiz

Ça do bëj unë, do vras veten?! “Nëse burri e tradhëton?” Silva jep përgjigjen epike

Silva Gunbardhi, ka pranuar të flasë në publik  në lidhje me marrëdhënien që ka me vjehrrën , me familjen e burrit dhe me Dafin, bashkëshortin e saj me të cilin ka dhe një djalë.

E ftuar në Top Show Magazine, Silva me modestinë më të madhe tregoi se jeta në çift ka uljet dhe ngritjet e veta. ‘Zihemi për shpejtësinë, kur ecën me 220, timoni në njërën anë dhe telefoni në tjetrën.” Ose kur Silva si vlonjate që është, i drejtohet ‘o vëlla’ dhe Dafi nuk e duron dot.

E pyetur nga analisti Ervin Kurti se ç’do bënte nëse do mësonte se Dafi është me një tjetër, Silva e tha shkurt dhe pastër: “Po mirë ore le të jetë, ça do bëj unë do vras veten?” Nga kjo përgjigje kuptohet se Silva nuk është nga ata persona që do vuante shumë tradhëtinë.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155171480396269/

Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155171480396269/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeV1DdagUAkUWqFfRcN91In6n74gx5z_hpZU5Q0/?taken-by=silvagunbardhi