Business / Technology

Bie Facebook! Përdoruesit në mbarë botën kanë mbetur jashtë rrjetit

Nuk është ende e qartë arsyeja, por media sociale Facebook ka hasur probleme gjatë gjithë ditës së djeshme.

Vetë përdoruesit kanë njoftuar se kanë hasur probleme, ose e kanë pasur të pamundur aksesin në profilet e tyre në Facebook ditën djeshme. Fillimisht ky problem është vënë re në SHBA dhe po përhapen në vende të tjera të globit, përfshirë edhe Europën.

Sipas burimeve nga Facebook, problemet kanë filluar mesnatën e djeshme rreth orës 1.00. Po punohet për të gjetur zgjidhjen, por sipas tyre ende nuk janë të qarta arsyet e këtij defekti.

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-5313495/Facebook-Social-media-uproar-log-in.html

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/facebook/photos/a.10150629589136729.412063.20531316728/10156538213601729/?type=1&theater