Shpresa Lushaj mamaja e reperit Arkimed Lushaj ishte për herë të parë me të birin në studion e “Rudina” në TvKlan,
nga ku ka folur për streset që i shkakton Stresi me problemet e tij të herëpashershme me ligjin.
Shpresa, ka rrëfyer shqetësimet që do i kishte çdo nënë në vendin e saj. Ajo ka përmendur arratisjen nga rajoni i policisë, më shumë se tre vjet më parë.
“E kam përjetuar shumë keq të gjithë atë situatë. Lajmet në media, komentet mbrapa, reagimet më shqetësojnë gjithmonë, ato komentet poshtë. Ai moment për mua ishte i frikshëm. E mësova nga lajmet në media dhe mendoja që ky binte nga një lartësi… Çdo nënë mendon ishalla është mirë…”,– tregon Shpresa kur mësoi për arratinë e Stresit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=lHS5bEFwGlQ
Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan