Ana Lika nuk e ka kompleksin të mos tregojë për jetën private, ndryshe nga shumë vajza e tjera të showbizit.
Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në “PopCulture” ku ka treguar se aktualisht nuk ka të dashur, por nëse do të kishte dikë në jetën e saj, nuk do kishte asnjë problem ta bënte publike. Ajo tha:
Aktualisht jam single, por nëse do kisha të dashur nuk do e kisha problem ta thoja. Ndryshe nga ato vajzat që nuk duan të prononcohet në lidhje me këtë duke ruajtur kështu privatësinë e tyre. Kjo mbase vjen për shkak të frikës apo edhe mentalitetit që ekziston në Shqipëri.”Ana gjithashtu deklaroi se fakti që është pa të dashur nuk do të thotë se nuk e ngacmon asnjë djalë.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Ana deklaroi në emisionin “Wake Up” se është e dashuruar me një njeri që e ka pasur gjithë jetën në krah.
E pyetur “PopCulture” se kë do më shumë nga tezet e saj, Inisin apo ingridin, Ana u përgjigj se ka më shumë për zemër tezen e saj të vogël, Ingridin.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=-PmpGl06lYU
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel