Në një rrokapujë mediatike që na rrethon, kur asgjë e jetës së përsonazheve të skenës dhe ekranit, nuk mbetet pa u bërë publike dhe kjo pa dyshim në një masë të madhe e ka burimin nga vetë ata dhe profilet e tyre online, ndodhin edhe përplase dhe kontradita të llojeve nga më të ndryshmet. Eshtë mëse e qartë se personazhet publikë, i përdorin rrjetet e tyre sociale për të promovuar imazhin e tyre dhe të produkteve apo shërbimeve të ndryshme, por ka edhe aktivitete që publikohen online pa kurrfarë qëllimi të dytë.
Ditën e djeshme në rrjetet sociale qarkulloi një foto, ku këngëtarja Xhensila Myrtezaj, shihej duke qarë teksa kishte shkuar për të ndihmuar një familje të varfër bashkë me Besin.
Por shumë prej komenteve nuk ishin aq pozitive. Disa prej tyre e kanë quajtur këngëtaren të shtirur dhe se nuk ishte e nevojshme të publikoheshin foto të tilla.
Por Xhensila nuk e ka lënë me kaq. Në statusin e saj në Instagram shkruan se nuk është hera e parë që bën bamirësi të tilla, dhe akuzon fansat se për faj të tyre nuk i ka publikuar.
https://www.instagram.com/p/BeiCRDLBYJP/?taken-by=xhensilamyrtezaj
Link: https://www.instagram.com/p/BeiCRDLBYJP/?taken-by=xhensilamyrtezaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeiCRDLBYJP/?taken-by=xhensilamyrtezaj