ShowBiz

Zyliha Miloti, flet për të shoqin: “Eh, Fuati, e pashë njëherë në rrugë, pastaj më ka gjurmu”

Aktorja e madhe e humorit, me gjysmë shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe me më shumë se 250 premiera shfaqjeje e ftuar tek “Rudina”, ka rrefyer për humbjen e bashkëshortit të saj, Fuat Miloti, i cili u nda nga jeta 8 vite më parë.

Zyliha Miloti është një nga aktoret më brilate dhe më të dashurat e skenës së artit shqiptar. Ajo plot art dhe me timbrin vokal që e karakterizon, ka rrëfyer rininë dhe dashurinë e saj me bashkshortin që nuk jeton më.

“Eh, Fuati ka qenë baterist, piktor me zanat, baterist në estradë. Si duket më ka pëlqy që e vogël unë shkoja gjithmonë e shoqërume. E pashë në bateri, ishte simpatik. Si duket e nin zemra zemrën, a ku di unë. E pashë edhe rrugë njëherë, pastaj më ka gjurmu. Unë kam qenë në Shirokë, shumë e re kam qenë por shumë e rritur para kohe. U fejuam e jetuam të lumtur. Ka qenë i jashtëzakonshëm, modern, famailja Miloti në Shkodër është shumë e mirë, intelektuale, muzikantë. Është dinastia e Milotëve, mund të jemi 15 familje që jetojmë në të njëjtin truall”, tha aktorja e madhe.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=P_ESAQN2UMg

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan