Aktualitet

Nuk ka marrë ende ftesë për dasmën mbretërore. Si ka reaguar presidenti Trump

Konsiderohet si një ndër eventet më të rëndësishme të vitit dhe një ndër cermonitë kyçe në ecurinë e monarkisë në Britaninë e Madhe. Por në dasmën mbretërore të princ Harry dhe Meghan Markle, presidenti i SHBA, Donald Trump nuk ka marrë asnjë ftesë.
Gjatë intervistës me Piers Morgan, Donald Trump është shprehur se nuk ka marrë asnjë ftesë nga familja mbretërore. Sakaq, Trump nuk u shpreh se do dëshironte të shkonte, por uroi që ata të jenë të lumtur.
Presidenti amerikan la të kuptohet se nuk i mban asnjë mëri çiftit, e sidomos aktores Markle, pasi më parë kjo e fundit është shprehur hapur kundër tij.

 

Burimi  lajmit: http://www.dailymail.co.uk/news/article-5320943/Trump-says-not-invited-royal-wedding.html