Aktualitet

Rita Ora në Kosovë për 10-vjetorin e pavarësisë. Ja prononcimi i Pacollit

10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka menduar ta kalojë në atdhe.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një statusi në facebook.

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, ka shkruar Pacolli.

Link: https://www.facebook.com/behgjeti/

Link: https://www.facebook.com/behgjeti/photos/pcb.10159864806375153/10159864800655153/?type=3&theater

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/behgjeti/photos/pcb.10159864806375153/10159864805625153/?type=3&theater