Aktualitet

Pas shumë fjalëve, hamendësimeve dhe kundërpërgjigjeve, Sali Berisha flet për herë të parë për jetën luksoze të Armina Mevlanit

Armina Mevlani ka qenë personazh mediatik edhe më herët, por emri i saj mori përmasa të tjera  pas lidhjes së saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Jeta e çiftit të ri, është padyshim një jetë përrallash, udhëtime luksoze e rroba super të shtrenjta.

Por kjo jetë luksi bie ndesh me fjalimet për varfërinë të ish-kryeministrit Berisha në Kuvend. Këtë e ka theksuar edhe gazetari Baton Haxhiu në një intervistë në ABC News.

Pas shumë fjalëve, hamendësimeve dhe kundërpërgjigjeve të tërthorta në lidhje me raportet mes tyre, ka folur për herë të parë kryeministri Sali Berisha.

Gjatë një interviste Berisha ka deklaruar se fotot që poston në Instagram, Armina i ka në kuadër të porosisë që i bëjnë firmat e modës.

“Unë nuk mund ta ndaloj Arminën të ketë instragram”, është shprehur ish-kryeministri.

Link: https://youtu.be/885I8Pt1evE?t=3146

https://www.instagram.com/p/BU7ecQHhXB7/?taken-by=armina_mevlani

Link: https://www.instagram.com/p/BU7ecQHhXB7/?taken-by=armina_mevlani

Burimi i fotos kryesore: ©ABC News / https://www.instagram.com/p/BedVQTbhkX-/?taken-by=armina_mevlani