ShowBiz

Sa nga ju po presin filmin e radhës nga Drilon Hoxha?

“Drejt Fundit” nga Drilon Hoxha mund të konsiderohet si “drejt fillimit” të një karriere premtuese

Eshtë kënaqësi e veçantë që pas një tranzicioni që morri zvarrë shoqërinë shqiptare, bashkë me çfarë e përfaqëson dhe identifikon atë, të vëreshë se rimëkëmbja ka filluar dhe frytet e saj janë të prekshme dhe të shijueshme. Industria e kinematografisë shqiptare ka një pafundësi me probleme dhe eksese të pazgjidhshme tashmë, siç është abuzimi me të drejtën e autorit, mungesa e infrastrukturës, e të bekuarave fonde dhe sigurisht e terrenit të përshtatshëm artistik për të lëvruar një art si ai pamor e më sakt kinematografik.

Mes gjithë këtyre mungesave dhe minuseve, plusi i madh e që na jep shumë shpresë për një të ardhme të mbushur me kreativitet, mirnjohje, çmime dhe kinema të mbushura plot, është fakti se në vendin tonë kurrë nuk kanë munguar talentet dhe kurrë nuk ka munguar dëshira për të bërë dhe për të shprehur art.

Më konkretisht fjalën do ta mbajmë tek “Drejt Fundit” një produksion i Drilon Hoxhës, personazh i gjithanshëm sa i takon kreativitetit. Vetë operator, regjisor, skenarist, aktor, post produksion, montaxhier etj, Driloni është shembulli i suksesit dhe mbi të gjitha i dëshirës për art.

“Drejt Fundit” është një ndër filmat shqiptar më të ndjekur në Youtube dhe njeherazi prova se si puna e mirë gjithnjë e gjen mbështjetjen dhe përkrahjen në mos tek profesionistët të cilët jo rrallë e lanë derën mbyllur për Drilonin, tek spektatori, gjykatësi suprem i artit.

Drilon Hoxha tashmë po xhiron në disa vendë të Europës, siç shprehet ai për Arkiva News, kjo për arsye se po merr formë projekti i tij i ardhëm që pritet me kërshëri nga miliona ndjekës.

Nëse vërtetët është aq ambicioz sa na tregon Driloni, projekti i ri, do kapërcejë kufij të rinj novacioni dhe nivele rekord ndjekshmërie.

U vërtetua se “Drejt Fundit” ishte asgjë më shumë se sa fillimi i një rruge të gjatë, për të sendërtuar të ardhmen e kinematografisë shqiptare.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=gx6WqN1eOOQ

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeTRAOhhB1f/?taken-by=drilon_hoxha_official