ShowBiz

Gerta Heta kujton të bijën në inkubator: “Sot fatmirësisht është një fëmijë si gjithë të tjerët “

Gerta Heta ka thënë në programin e mëngjesit “Rreze dielli” që falenderon Zotin çdo mbrëmje. Vajza e saj e vogël ka qëndruar dy muaj në inkubator pas lindjes, por tani është si të gjithë fëmijët e tjerë.

Moderatorja e njohur ka kaluar një periudhë të vështirë disa vite më parë, por sot kur sheh që vajza e saj, Matea është si të gjithë fëmijët e tjerë, ndihet mirënjohëse…

Ndërkohë motra e saj e madhe, Luna, e cila fillimisht ishte shumë xheloze për vëmendjen që ia mori Matea, është mësuar me idenë që ka dhe një motër.

Gerta është pyetur edhe për nëse po mendon për një fëmijë të tretë. Ajo ka thënë që nuk e mendon më atë gjë, pas përvojës së fundit, por bashkëshorti i saj e do një djalë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=cF6Tx3iU0rQ

Burimi i foros kryesore: ©Raport Tv