Në një bisedë me gazetarin Eraldo Rexho, kantautori i mirënjohur Redon Makashi, veç projekteve në muzikë ka folur edhe për jetën e tij private.
I ftuar në programin “Pasditja ime” ai është pyetur se kur ka ndërmend të martohet. Makashi ka thënë se edhe prindërit ja kërkojnë një gjë të tillë dhe sidomos për faktin se duan të bëhen gjyshër.
”Po na ikën mosha, por ka ende kohë për tu bërë baba. Prindërit e mi ma kërkojnë non stop duke më thënë se fëmija është mjalti i mjaltit. Jam i sigurt se kur të bëhem me fëmijë ata do më nxjerrin nga shtëpia mua dhe do të merren me të”, ka thënë këngëtari.
Nga ana tjetër Redon Makashi ka pohuar se ai do të ndjekë shembullin e prindërve të tij, të cilët në fillim sollën në jetë këngëtarin dhe më pas u martuan.
https://www.instagram.com/p/Bes3IRQhg5w/?taken-by=eraldorexho
Link: https://www.instagram.com/p/Bes3IRQhg5w/?taken-by=eraldorexho
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2038173416425409&set=a.1383596795216411.1073741829.100006983107837&type=3&theater