ShowBiz

Për herë të parë, Ana Lika flet për ndarjen nga i dashuri dhe momentet e saj të çmendura

Aktorja Ana Lika rebelja “sypatrembur” ndaj pyetjeve personale, është bërë e njohur për natyrën e saj të çlirët që dhuron humor për publikun.

Veç të tjerash ajo rrëfen se është shumë xheloze për personat e saj të dashur. E ftuar në ”Why Not” nga Roza Lati, ajo ka folur për disa nga momentet më të çmendura që ka përjetuar.

“Kam dalë dhe me paruke, por kisha harruar të ndërroj makinën. Doja të shihja gjëra me sytë e mi dhe u nisa me paruke, kam qenë bjonde dhe i vura të zeza. I them motrës dil pak nga lokali dhe më shih, ngjaj sikur jam unë apo jo. Ndërkohë ishte errësuar, kisha vënë dhe syzet e rrija. Motra vjen direkt e më futet në makinë. I them si më gjete. Je me makinën tate më tha. Më kishte shpëtuar ky detaj, u ktheva prap në shtëpi. Do ti thoja në fund fare, nuk isha unë, ia kisha lënë makinën një shoqeje”, rrëfeu aktorja.

 

Por momentet e çuditshme nuk mbarojnë këtu. Për më tepër mund të ndiqni videon e mëposhtme:

Link: https://youtu.be/09zEu3od7d8?t=1121

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News