ShowBiz

“E kisha shumë të vështirë fillimisht”, Jona Spahiu rrëfen si u dashurua me kolegun

Jona Spahiu është një ndër moderatoret më të reja të ekranit shqiptar e së fundmi ka nisur një emsion në ‘Digitalb”.

E ftuar në emsionin “Rudina” në Tv Klan, Jona ka folur edhe për lidhjen e saj të dashurisë me një koleg. Ndër të tjara ajo shprehet se fillimisht e pati të vështirë pasi duke qenë një tip social dhe i çlirët, dashuria në punë do t’i kompleksonte të dy këta element të rëndësishëm të jetës.

“Njohja jonë ka nisur në ambientet e punës. Ai është komentator sportiv, por unë kam qenë shumë skeptike për këtë lidhje, pasi ambientin e punës nuk dua ta ngatërroj me të tilla gjera. Megjithatë fakti qe ishim në të njëjtin ambient na e lehtësoi njohjen shumë. Tani ai është një arsye pse unë jam e lumtur dhe këtë nuk mund ta fsheh dot”- u shpreh Jona.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=LcYu4C5UnnY

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Be1FU5wF7qA/?taken-by=rudinamagjistari