ShowBiz

Adelina Ismaili zbulon imazhe të reja të saj

Mungoi për një kohë bukur të gjatë në skenën muzikore, por jo edhe në atë mediatike. Edhe pas pauzës së saj dhe largimit nga muzika, mediat rozë nuk u ndalën asnjëherë së shkruari për Adelina Ismailin. Që nga lidhja e saj me Valin e deri tek lindja e fëmijës së parë për të, mediat nuk rreshtën së shkruari rreth jetës dhe vendodhjes së saj.

Por tashmë ajo është rikthyer fuqishëm në skenat televizive. E përkushtuar në një serial pjesë e të cilit është bërë që disa ditë, Adelinës tashmë i janë shtuar angazhimet e saj. Dhe normalisht me rikthimin e saj në skenë, nuk mungojnë as ftesat nga televizionet e ndryshme.

Ajo në instastory ka publikuar një video përmes së cilës tregon mënyrën se si do të duket së shpejti në një emision televiziv të Kosovës. Ajo ende duket shumë e freskët, seksi dhe tërheqëse.

https://www.instagram.com/p/Be3R60_Ay5Y/?taken-by=adelinaofficiel

Linku: https://www.instagram.com/p/Be3R60_Ay5Y/?taken-by=adelinaofficiel

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BdYShcrgJQ9/?taken-by=adelinaofficiel