Në spektaklin e humorit “Portokalli”, “Bukra” është një nga personazhet që spikat për shpërthimet e saj gjatë përmbysjes së situatave. Tejet e pëlqyer nga publiku dhe e karikuar me energji të jashtzakonshme, duket sikur ky karakter ka veshur edhe individualitetin e aktores Albana Perhati, e cila identifikohet shpesh herë publikisht me rolin e saj.
Albana ishte e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Ndër të tjera aktorja foli për rolin e saj në ‘Portokalli’. Ndërsa theskoi se ndonjëherë aktorët ndikohen shumë nga personazhi i tyre , saqë edhe në realitet sillen sikur të jenë në rol.
E pyetur nga moderatorja se kë rol preferon më shumë, ajo u përgjigj “Bukra” dhe se edhe në jetën e përditshme ka filluar të flasë si ajo.
“Bukra më pëlqen më shumë. E shijoj kaq shumë atë personazh, saqë kam filluar të flas ndonjëherë si ajo. Më shpëton ndonjëherë”, është shprehur aktorja.
https://www.instagram.com/p/Be3UHouBB5J/?taken-by=pasditenetopchannel
Link: https://www.instagram.com/p/Be3UHouBB5J/?taken-by=pasditenetopchannel
Link: https://www.youtube.com/watch?v=9329PvtmynA
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel