ShowBiz

Çmendet Dua Lipa, drejton gishtin e mesit për të gjithë meshkujt

Përveç angazhimeve të shumta që, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa nuk ndalet së shfytëzuari rrjetin social instagram. Ajo është gjatë gjithë kohës aktive në të. Mbi 6 milionë ndjekës kanë mundësinë që ta ndjekin atë në kohë reale, sepse Dua është ajo e cila vazhdimisht poston gjëra të reja rreth saj dhe karrierës muzikore.

Para disa orëve ajo në instastory ka vënë një foto shumë provokative përmes së cilës ofendon të gjithë meshkujt. E zhveshur në pjesën e sipër, ku i shihen vetëm sytjenat, Dua ka ngritur dy gishtat e mesit lartë dhe ka shkruar “përgjithmonë ky disponim, sidomos për meshkujt që mund të largohen me gjithçka, sepse gjithsesi njerëzit gjithmone e gjykojnë gruan”.

Si duket Dua ka diçka personale me këtë postim, por megjithatë nuk mund të dimë se për çfarë e ka pasur fjalën.

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcuiEpGFezE/?taken-by=dualipa