Është e vërtetë se miqësia në jetë është shumë e shenjtë dhe duhet të ruhet me shumë kujdes. Edhe Dafina Zeqiri ka një shoqëri por jo edhe aq të madhe sa duhet, madje me disa prej tyre së fundmi edhe ka prishur raportet e miqësisë që kishte.
Në një fotografi të postuar në instastory Dafina ka përmendur shtatëzaninë e të famshmes Kylie Jenner e cila para ca ditë solli në jetë vajzën e saj të parë. Dafina ka shkruar në këtë foto “Kylie ka disa miq të vërtetë të cilët përgjatë nëntë muajve nuk folën asgjë. Këta janë tipi i miqëve që unë dua rreth meje”.
Dafina ka nevojë për miq që janë real dhe të besueshëm për të, të paktën kështu po lë të kuptohet kjo foto që ka shpërndarë vetë ajo.
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdfHE4Tn8Mn/?taken-by=dafina.zeqiri