Projektet e ndërtimit të dy HEC-eve në zonën e Kanioneve të Osumit në Berat, duket se kanë irrituar gazetarin e mirnjohur. Në linjë zyrtare qeveria ka bërë përgjegjës paraardhësit e Blendi Klosit në ministrinë e Mjedisit dhe kjo pamundësi për të ndërhyrë në pengimin e ngritjes së këtyre strukturave, duket absurde.
E për këtë ka reaguar dhe moderatori Blendi Fevizu, i cili e konsideron lejen e dhënë një turp të madh.
“Kjo është një nga ujvarat më të bukura në Shqipëri. Gjendet në mes të kanioneve të Osumit, një mrekulli natyrore e mbrojtur me ligj.
Nesër kjo ujvarë mund të mos jetë më sepse është vendosur ndërtimi i një hidrocentrali. Përtej të qenit një vendim korruptiv ai i heq të drejtën mijëra shqiptarëve të shijojnë një mrekulli të natyrës, vetëm për arsyen që një apo dy veta të fitojnë ca para më shumë.
Turp për të gjithë. Ata që duan ta shkatërrojnë këtë pasuri natyrore, ata që kanë dhënë leje ta shkatërrojnë dhe ata që heshtin përballë kësaj. Solidarizohuni të gjithë për të penguar këtë masakër”, Ky është statusi i plotë i Fevziut në Facebook.
Link: https://www.facebook.com/blendifevziu
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=357715934308818&set=a.247816291965450.60502.100002112445710&type=3&theater