Aktualitet

Aktorët e teatrit revoltohen publikisht me ministren. Po kthehemi në monizëm

Së fundi mediat po e lakojnë gjithnjë e më shumë problemin e godinës së Teatrit Kombëtar. Si një institucion kombëtar, aktorët kërkojnë që ky teatër dhe pas tij arti dhe artistët, të mos nëpërkëmben politikisht. Ndër të paktat herë në ekranin e vogël, të njëjtën gjë ka kërkuar edhe i madhi Robert Ndrenika.

Zhvendosja e Teatrit Kombëtar në skenën e re të quajtur “Turbina” ka sjellë revoltë të madhe tek artistët shqiptarë. Mbi 70 artistë kërkojnë anulimin e këtij vendimi, ndërkohë që Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro pohon se kjo është dakortësuar më herët me ata.

Për projektligjin për artin e kulturën e që komuniteti i artistëve pretendon se ai është centralizues duke i dhënë pushtet absolut Ministrit të Kulturës në emërimin e drejtorëve të institucioneve kulturore, bordeve artistike, krijimin e kolegjiumeve që miratojnë kalendarët dhe projektet artistike, Kumbaro pohon se ai është keqkuptuar. Sot aktorët Gent Zenelaj, Neritan Liçaj, Arben Derhemi, Laert Vasili, Romir Zalla, Genci Fuga, Ema Andrea, Anila Bisha dhe Luli Hoxha ishin sot të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” nga ku folën hapur lidhur me këtë çështje dhe shprehën pakënaqësitë dhe mosdarkotësinë për lidhur me vendimin.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DYgPV4IngO4

Link: https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/photos/a.10151825547824196.1073741825.49333874195/10157123577929196/?type=3&theater

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/photos/a.10151719605259196.606173.49333874195/10157123915699196/?type=3&theater