Trendit për të ekspozuar luksin, si një vlerë e shtuar e vetes, nuk i ka shpëtuar as modelja shqiptare Angela Martini, e cila prej pak kohësh është martuar me një biznesmen të huaj. Sot bukuroshja ka postuar dy video të shkurtra në të cilat tregon unazën me diamant me në sfond timonin e një makine Porche.
Në anët tjetër kemi një tjetër modele shqiptare shumë të sukseshme, e cila gjithashtu është martuar me një boss miliarder.
E martuar me Sam Nazarian, Emina Cunmulaj ndihet vërtetë krenare për pasurinë marramendëse që i shoqi ka. Këtë na e ka treguar pas postimit në Instagram të një artikulli që revista “Forbes” ka bërë për biznesmenin e famshëm.
Në këtë shkrim inspirues flitet për mënyrën se si Sam Nazarian ka arritur të ndërtojë “perandorinë” e tij të luksit në SHBA. Pasuria e tij llogaritet rreth 150 milion dollarë sipas “TheRichies”.
A është kjo një mani e vajzave shqiptare (dhe jo vetëm) për të bërë publik luksin që i rrethon? Pasi dy rastet e mësipërme nuk janë të vetmet.
Link: https://www.instagram.com/angela_martini/
Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdTKq3FHDI2/?taken-by=angela_martini