ShowBiz

Shpenzimet marramandëse në dasmë? Ja si përgjigjet Labi

Vitin e kaluar Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore. Por i pyetur për njohjen me bashkëshorten, Labi u përgjigj: “Bashkëshortja ime është artiste. Me Qëndresën jemi njohur për shkak të punës, por edhe shoqërisë. Kemi katër vite së bashku dhe dashurinë e kurorëzuam në martesë. Ne kemi bërë një dasëm normale, pavarësisht spekulimeve në media për shpenzime marramëndëse. Të ftuar në dasëm ishin personazhe të njohura, miq dhe familjarë të shumtë”.

I ftuar në “PopCulture” në Top Channel këtë të premte ka qenë moderatori kosovar Labi, i cili ka zbuluar detaje nga jeta e tij private dhe profesionale gjithashtu.

Përsa i përket fushës profesionale Labi ka zbuluar se ka marrë shumë oferta nga televizionet e tjera, të cilat ai i ka shqyrtuar për realizimin e prokjeteve të tij.

“Pas 17 viteve punë në të njëjtin tv, mendoj se kishte ardhur koha për të tjera projekte në televizione të tjertër. Kam pasur shumë oferta nga televizionet e tjera, por sërish pyes veten ku të shkoj”.

Link: https://youtu.be/wVqTBzq6WhE?t=89

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel