Vendas dhe turiste u përballën me njëri tjetrin, ku me mijëra portokalle u përdorën për të festuar rreth një legjendë lokale rreth qytetarëve që u ngritën kundër një tiirani mesjetar.
Në qytetin italian Ivrea u zhvillua edhe këtë vit u mbajt “Beteja e Portokalleve”.
Legjenda thotë se tirania u përpoq të përdhunonte vajzën e një mullixhiu, por ajo i preu kokën atij dhe udhëhoqi një kryengritje që të çlironte qytetin.
Në luftën tallëse pjesëmarrësit ndahen në grupe fisnikësh dhe njerëz të thjeshtë. Portokallet thuhet se përfaqësojnë kokën e tiranit ose, në disa interpretime, organet gjenitale të tij.
Festimi ka evoluar gjatë viteve, më parë gratë hidhnin portokalle mbi burrat.
Në ditët e sotme, të mëdhenjtë dhe fisnikët ndahen në skuadra dhe veshin veshje mesjetare për të luftuar si në një betejë të nxehtë mbretërore.
Rreth 500 ton portokalle siciliane janë dërguar në qytet në veriperëndim të Italisë për përballjen epike.
Festivali është lufta më e madhe e ushqimit në Itali dhe në të vërtetë një nga më të mëdhatë në Evropë.
Megjithatë, ajo zë vendin e dytë pas ‘La Tomatina’ të Spanjës e cila zakonisht tërheq turma më të mëdha se 20,000 vetë. Por këtë vit duket se kjo shifër është dyfishuar dhe beteja ka qenë epike.
Link: https://youtu.be/0OnOPexEeqE?t=4650
Burimi i lajmit: http://www.ansa.it/piemonte/notizie/2018/02/11/ivrea-in-42-mila-a-battaglia-arance_1a1b3938-878e-4bb7-943e-fc354a1d327a.html