Anjeza Branka është një këngëtare energjike, por e zonja edhe në interpretim, vallëzim dhe “as absolut”në provokime. Doemos, me një trup dhe portret si të sajin, nuk i vihet faj.
I ka munguar disi publikut së fundmi dhe për këtë duhet të ketë një arsye. Megjithatë ajo premton një rikthim të fuqishëm së afërmi.
Mungesa e saj është disi e justifikuar, pasi ajo mesa duket i është kushtuar jetës personale, duke lënë mënjanë ngarkesën profesionale.
Së fundmi ajo shkëlqeu në inaugurimin e “Andrra Couture”, nga Andrra Destani dhe Sinan Hoxha, por nuk ishte vetëm.
Siç mund të shohim edhe nga një foto me organizatorët, ajo ka përkrah, një kavalier simpatik, i cili e ka lënë Anjezën larg muzikës, por jo edhe për shumë. Përgatituni!
https://www.instagram.com/p/BfB3nBGnU3z/?taken-by=anjezabranka
Link: https://www.instagram.com/p/BfB3nBGnU3z/?taken-by=anjezabranka
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcWgA1HF916/?taken-by=anjezabranka