ShowBiz

Eranda Libohova pranë zjarrit po pret lakrorin në saç. Thjeshtësia e saj zbukuron çdo gjë

Ajo është një ndër të paktat këngëtare që ka ditur të ruajë thjeshtësinë dhe stilin e saj ndër vite. Sharmante dhe tërheqëse, asnjëherë nuk na ka rë në sy për ndonjë zhveshje apo diçka tjetër. Prej kohës kur është ngjitur në skenë e deri tani Eranda Libohova është çmuar dhe respektuar për talentin dhe stilin e saj.

Ajo përmes rrjetit social Instagram mundohet të iu qëndrojë pranë ndjekësve apo fansave të saj. Libohova së fundi ka publikuar dy fotografi me anë të të cilave na sjell një jetë fshati.

Ajo ndodhet në Vranisht të Korçës dhe si duket është duke ia kaluar shumë mirë. E mbështetur në disa dru ajo tregon se po ndjehet e sigurtë ngase i ka stivosur vetë. Ndërsa në një foto tjetër ajo ndodhet brena një shtëpie shumë të bukur pranë zjarrit.

“Zjarr dhe çaj mali, po presim lakrorin në saç”- ka shkruar Eranda në postimin e saj. Ajo u cilësua nga komentuesit si njeriu më i thjeshtë që ekziston.

Dhe kjo gjë është më se e dukshme, ajo ka ditur të ruajë këtë cilësi ndër vite të tëra.

https://www.instagram.com/p/BfGIOSgADu7/?taken-by=erandalibohova

Linku: https://www.instagram.com/p/BfGIOSgADu7/?taken-by=erandalibohova

https://www.instagram.com/p/BfEqoSegSo4/?taken-by=erandalibohova

Linku: https://www.instagram.com/p/BfEqoSegSo4/?taken-by=erandalibohova

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BbHXllXgQ5F/?taken-by=erandalibohova