ShowBiz

Flet troç Aurela Gaçe, ironizon artistët për klikimet e blera

Për fat të mirë ose të keq, varet nga këndvështrimi, janë pikërisht klikimet në youtube, që luajnë rolin e përcaktorit të suksesit për një këngëtarët e sotëm.

Pra suksesin e merr ai që bën diçka që pëlqehet masivisht. Duke luajtur pak me populizmin dhe elementët për të mbërritur tek ai, si seksi, paraja, makinat, agresivitreti, por edhe klikimet e blera, e fryjnë artificialisht suksesin e korrur online.

Këngëtarja Aurela Gaçe përmes disa postimeve në rrjete sociale ka prekur pikërisht këtë temë. Diva e këngës, ka ndjekur për tre ditë rresht se si kanë ecur shikimet në një këngë të këngëtares me famë botërore Pink.

Me këtë rast, ajo erdhi në përfundim se në vendin tonë, edhe pse jemi popull shumë më i vogël, artistët arrijnë 1 milionëshin brenda një dite.

Analiza është shumë e saktë dhe sigurisht që thumbon fort.

Link: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfEISoeAIPW/?taken-by=aurelagaceofficial