Pas kërkim faljes për atë çfarë bëri në Maldive, ku ishte në pushime me të dashurën e tij Elita Rudin, Gjiko tashmë i ka nisur edhe postimet e tij në instagram.
Para ca dite ai ka vënë një foto ku duket shumë bukur dhe në formë. Ngjyra e bardhë e këmishës po i ngjash aq shumë reperit sa që e ka bërë atë të shkëlqejë dhe të përçojë tek publiku buzëqeshjen që ka.
Dihet se ne shpesh herë jemi të kanosur nga ndonjë rrezik për të cilin tentojmë që ta tejkalojmë sa më shpejt që është e mundur duke mposhtur kështu edhe frikën. Si duket edhe Gjiko është duke përjetuar ndonjë rrezik, për të cilin thotë se është real, por frika për këtë rrezik është zgjedhje.
“Rreziku është shumë real, por frika është një zgjedhje”. Më këtë reperi nga Kosova aludon në atë se rreziku gjithmonë është real dhe i vërtëtë, ndërsa të frikësohesh nga rreziku është një zgjedhje që ti e bën vetë, pra mbetet në dorën tënde se si do e tejkalosh.
https://www.instagram.com/p/Be1Pcp5n2fc/?taken-by=gjikotheflyboy
Linku: https://www.instagram.com/p/Be1Pcp5n2fc/?taken-by=gjikotheflyboy
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BeEAXranBvT/?taken-by=gjikotheflyboy