ShowBiz

“Mos flisni, nuk dini asgjë për jetën time!” Ermal Meta kritik ndaj gazetarëve

Mardhënia e tij me të atin u bë kryefjalë e rubrikave rozë në mediat shqiptare. Por mesa thotë vetë Ermal Meta, të gjithë lajmet dhe të rejat kë kemi lexuar mbi jetën e tij private, janë spekullime dhe hamendësime. Me anë të një mesazhi publik për gazetarët, Ermali kërkon të godasë spekullimet dhe të shuaj zhurmën mbi jetën e tij personale mbi të cilën realisht dihen fare pak gjëra.

Ai bën thirrje për profesionalizëm duke shkruar:

“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.

Falemnderit për vëmëndjen.

Ermal Meta,”

Link: https://www.facebook.com/ermalmetainfo/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ermalmetainfo/photos/a.427396654037826.1073741829.365441773566648/1427229997387815/?type=3&theater