ShowBiz

Plor surpriza Alban Skënderaj në koncertin e fillim marsit

“Hapesire e nje endrre” Realizimi i pare i krijimeve te mia ne studio. 15 vjet sot! Endrra ende vazhdon …” shkruan Albani në lidhje me “triadën” e koncerteve që ai parashikon të sjellë në Pallatin e Kongreseve.

“Hapësira e një ëndrre” është koncerti që Alban Skënderaj do të mbajë për tre net në Pallatin e Kongreseve në datat 2, 3 dhe 4 mars.

Në fillim ishte njoftuar se koncerti do të ishte vetëm në 2 mars, por meqenëse biletat u shitën në kohë rekord për shumë pak orë, Albani njoftoi se do të shtohej dhe një natë e dytë me datë 3 mars. Mesa duket dhe dy netë nuk mjaftuan, pasi këngëtari shumë i dashur për publikun shtoi dhe një natë të tretë me datë 4 mars. Pra Albani do të mbajë koncert tre netë rresht.

Sigurisht që kurioziteti për koncertin është i madh, për këtë arsye moderatorët e emisionit “Chaud Patate” zbuluan një nga surprizat që Albani ka përgatitur për fansat e tij.

Bëhet fjalë për koncertin e natës së tretë, ku kënga përmbyllëse do të jetë ajo që i dha atij suksesin më të madh, “Vetëm ty”. Por surpriza qëndron tek mënyra se si do të sillet, pasi kënga do të vijë me një kompozim krejtësisht të ri dhe do të luhet me plot 60 instrumente muzikore, pra nga të gjithë instrumentet e sallës.

Gjithashtu është zbuluar se surprizat për fansat në të tre netët e koncertit “Hapësira e një ëndrre” do të jenë të shumta, por deri atëhere s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

https://www.instagram.com/p/BfEF7nAHfGT/?taken-by=albanskenderaj

Link: https://www.instagram.com/p/BfEF7nAHfGT/?taken-by=albanskenderaj

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfEF7nAHfGT/?taken-by=albanskenderaj