Katër shqiptarë në Eurovizion, duket e çuditshme por është një mundësi shumë konkrete
Ermal Meta, shqiptari i tretë i sapokonfirmuar si pjesëmarrës në Eurovision 2018, ndoshta do të pasohet edhe nga një tjetër emër i njohur.
Eugent Bushpepa nga Shqipëria, Eleni Foureira, përfaqësuese e Qipros, dhe Ermal Meta i Italisë mund të kenë në Eurosong edhe një bashkatdhetar tjetër.
Shpat Kasapi, nëse do të ketë fat, mund të zgjidhet përfaqësues i Maqedonisë në Eurosong. Këngëtari shqiptar, i ftuar sot në Pop Culture, ka thënë se, ndryshe nga përzgjedhja e përfaqësueses shqiptare në Eurosong në Shqipëri, në Maqedoni selektimi i këngëve ndodh ndryshe.
Këngëtarët i dërgojnë produktet e tyre muzikore pranë një jurie, e cila i përzgjedh dhe vendos këngën fituese që do të përfaqësojë Maqedoninë në festivalin europian të këngës. Siç deklaroi, Shpati tashmë e ka dërguar këngën e tij dhe pret që juria të vendosë.
Shpati tha se kënga e tij është shumë e bukur dhe beson se do të pëlqehet, një ndërthurje mes Justin Timberlake dhe reggaeton, tek e cila ai ka dhënë maksimumin e vet. Dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen e tij që kënga të kualikohet. “Unë jam me këtë, edhe nëse fut mik, nëse kënga nuk vlen, do turpërohesh atje.”
Link: https://youtu.be/mI_7yYgKtiY?t=412
Ja cilët janë shqiptarët e tjerë në “Eurovision 2018”
Link: https://eurovision.tv/story/moro-meta-win-sanremo-2018-in-italy
Link: https://eurovision.tv/story/eugent-bushpepa-to-represent-albania-in-eurovision-2018
Link: https://www.instagram.com/p/BeqTBQQlImq/?taken-by=foureira
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel