Sipërmarrës i sukseshëm, kaubojs, deputet dhe politikan karizmatik edhe pse jetëshkurtër në këtë angazhim, së fundmi piktor por edhe poet. I gjithanshëm Ndocaj dhe mjaft i dedikuar ndaj familjes dhe romantik në jetën në çift.
Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj nuk ka surprizuar vetëm të shoqen për 14 shkurt, por edhe ndjekësit e shumtë në facebook, me një dedikim me tre piktura dhe poezi.
Ai i ka kushtuar zonjës një poezi mes rreshtave të së cilës mësojmë edhe historinë e tyre.
Postimi i plotë:
Gezuar shen Valentina ime.
Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thellim
Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat itali shqiperin e shkret
Nuk kishim nëpër dhoma telefonë
Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.
Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.
Të gjitha historit e dashurise
Me pëlqejnë se Janë te bukura
Por historia jonë e dashurise
Është ajo më e perferumja ime
Të dua Valentina je shetnesha im ne toke.
Shen Valentina ime gëzuar.
Link: https://www.facebook.com/hotel.kei
Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=919895378177768&set=pcb.919895558177750&type=3&theater
Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=919895461511093&set=pcb.919895558177750&type=3&theater
Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=919895528177753&set=pcb.919895558177750&type=3&theater
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=904196276414345&set=a.104466859720628.11036.100004719428856&type=3&theater