Ka pasur shumë momente spektakolare gjatë lançimit të raketës së rëndë Falcon të SpaceX.
Por ndoshta skena më dramatike ndodhi rreth katër minuta pas ngritjes: Sektori i dytë e raketës u drejtua më thellë në hapësirë e më pas shkarkoi konin hundës në majën e saj.
Sakaq prej andej u zbulua makina sportive me ngjyrë të kuqe e Elon Musk, CEO i SpaceX. Pas timonit të veturës 250 mijë dollarëshe, gjendet një manekin me veshje hapsinore, i quajtur Starman. Makina fluturoi trimfuese larg Tokës e sakaq “Live on Mars?” e David Bowit luhej në sfond.
Makina nuk është në ndonjë udhëtim për qëllime shkencore. Ky ishte një testim i suksesshëm. Pasi SpaceX kishte nevojë për një ngarkesë të vogël – dhe Musk më parë kishte thënë se donte që ajo të ishte “gjëja më e mirë që mund të imagjinohet”. Kështu që ai zgjodhi veturën e tij luksoze Tesla.
“Më pëlqen ideja e një makine që lëviz pafundësisht përmes hapësirës dhe ndoshta të zbulohet nga ndonjë rracë aliene pas miliona vjetësh”, ka thënë publikisht CEO i Tesla dhe SpaceX Elon Musk.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=reMTcjw_Tcw
Burimi i lajmit: http://money.cnn.com/2018/02/09/technology/future/tesla-orbit-elon-musk-spacex/index.html
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Be6VZEzgAEk/?taken-by=elonmusk