Business / Technology

Industrialisti miliarder, fluturon veturën 250 mijë dollarëshe në hapësirë

 

Ka pasur shumë momente spektakolare gjatë lançimit të raketës së rëndë Falcon të SpaceX.
Por ndoshta skena më dramatike ndodhi rreth katër minuta pas ngritjes: Sektori i dytë e raketës u drejtua më thellë në hapësirë e më pas shkarkoi konin hundës në majën e saj.

Sakaq prej andej u zbulua makina sportive me ngjyrë të kuqe e Elon Musk, CEO i SpaceX. Pas timonit të veturës 250 mijë dollarëshe,  gjendet një manekin me veshje hapsinore, i quajtur Starman. Makina fluturoi trimfuese larg Tokës e sakaq “Live on Mars?” e David Bowit luhej në sfond.

Makina nuk është në ndonjë udhëtim për qëllime shkencore. Ky ishte një testim i suksesshëm. Pasi SpaceX kishte nevojë për një ngarkesë të vogël – dhe Musk më parë kishte thënë se donte që ajo të ishte “gjëja më e mirë që mund të imagjinohet”. Kështu që ai zgjodhi veturën e tij luksoze Tesla.

“Më pëlqen ideja e një makine që lëviz pafundësisht përmes hapësirës dhe ndoshta të zbulohet nga ndonjë rracë aliene pas miliona vjetësh”, ka thënë publikisht CEO i Tesla dhe SpaceX Elon Musk.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=reMTcjw_Tcw

Burimi i lajmit: http://money.cnn.com/2018/02/09/technology/future/tesla-orbit-elon-musk-spacex/index.html

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Be6VZEzgAEk/?taken-by=elonmusk