ShowBiz

Kur njëra prej motrave Mustafa bëhet moderne. Ja çfarë stili sjell ajo

Është njëra prej motrave të njohura Mustafa. Ato njihen si bylbylat e muzikës shqiptare të cilat kanë pasur shumë suksese në karrierën e tyre të bujshme. Por së fundmi njëra prej tyre është tërhequr për të kënduar solo. Bëhet fjalë për Lule Mustafën, një vajzë më ndryshe dhe më me stil.

Kur ne jemi mësuar t’i shohim motrat Mustafa në një stil më popullor si në zë ashtu edhe në veshje, Lulja sjell diçka të re në këtë gjë. Si më e reja në moshë, ajo ka ndërruar komplet stilin e saj duke u përshtatur kështu me modën dhe kohën.

Në profilin e saj në Instagram, Lulja ka publikuar një foto ku shihet e veshur më ndryshe se herave të tjera. Ajo ka treguar stilin e një “kullerke”, stil ky i njohur në Kosovë, një vajzë më moderne dhe më në hap me kohën.

E veshur me pantollona dhe me atlete ajo është dukur shumë sportive por në të njëjtën kohë shumë tërheqëse.

https://www.instagram.com/p/BfJRGCYg3sE/?taken-by=luleemustafa

Linku: https://www.instagram.com/p/BfJRGCYg3sE/?taken-by=luleemustafa

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BeGSRa3grP6/?taken-by=luleemustafa