Altuna Sejdiu është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të përfolura. Që nga ndarja nga Cozman e deri tek njohja dhe martesa me Patris Berishën mediat rozë nuk u ndalën asnjëherë së shkruari për të.
Madje lajmet morën hov edhe në momentin kur Tuna zbuloi shtatëzaninë e saj, lajme këto që nuk mbaruan as pas lindjes së djalit të saj Tianit.
Por një gjë të tillë duket sikur Tuna vet e kërkon. Ajo bën disa provokime të cilat nuk mund të ndahen dot nga syri i mediave.
Në një foto që ajo ka postuar në instastory, duket sikur ka thumbuar syrin mediatik.
“Ai tha rri e zhveshur kur unë të vi në shtëpi”, është shkrimi që Tuna ka hasur diku, por vetëm fjalën “ai tha” e ka shtuar vet ajo, që me siguri e ka pasur fjalën për Patrisin.
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BOaM0sgDH8S/?taken-by=tunasejdi