Reperi Lum B është duke kaluar pushimet e tij dimërore në Bullgari. Ai së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij janë duke qëndruar në një prej hoteleve më të mira të këtij vendi. “Hotel Rila Borovets” është vend qëndrimi i tyre.
Këto pushime si duket janë më të mirat në jetën e tyre, ngaqë atje i zuri dita e të dashuruarëve Shën Valentini. Në një foto që Lumi B ka postuar shihen bashkëshortja dhe djali i tij.
Ajo se çka vihet në sy është përshkrimi që reperi i ka lënë kësaj fotoje.
“Valentini im”, është fjalia që përshkruan dashurinë e madhe të Lumi B për dy më të dashurit në jetën e tij.
Duhet përmendur se Lumi B shumë rrallë e prezanton familjen e tij në rrjete sociale dhe me këtë mundohet që ta ruajë sa më shumë privatësinë apo jetën e tij personale.
https://www.instagram.com/p/BfLanq9Ae2N/?taken-by=lumib
Linku: https://www.instagram.com/p/BfLanq9Ae2N/?taken-by=lumib
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BbxRNVbDPrv/?taken-by=lumib