ShowBiz

Dua Lipa hipnotizuese në spotin e kompanisë italiane

Na kujton pak skenat e Tarantinos kënga e zgjedhur jo pa qëllim për këtë spot. Portreti i Duas hipnotizon teksa luan rolin pjesën e saj.
Ajo arriti që të realizojë albumin debutues, ku edhe solli një prej këngëve hite botërore, “New Rules”, i cili po konsiderohet edhe himn për gjininë femërore.

Kënga që u publikua më shtatë korrik arriti që të shikohet mbi një miliard herë në YouTube, gjersa është duke punuar në projekte të reja muzikore.
Por, Dua Lipa tashmë është bërë edhe një ndër fytyrat më të kërkuara dhe atraktive për brende të ndryshme veshjeve.

Ditë më parë kemi shkruar se këngëtarja jonë do të jetë pjesë e kampanjës së kompanisë Patrizia Pepe, e cila merret me aksesor, veshje dhe çante ndërsa bashkëpunon me Dolce & Gabanna, Marni, Roberto Cavalli dhe Prada. Tashmë prishtinasja ka publikuar edhe videon reklamuese teksa shihet në vagonët e një treni ndërsa interpreton këngën “Bang, Bang”.

Kjo duket se është mirëpritur prej ndjekësve të këngëtares në llogarinë personale në Instagram, ku ka marr qindra mijë pëlqime.

Dua gjatë javës së ardhshme do të jetë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, ku është e nominuar në pesë kategori të ndryshme.

https://www.instagram.com/p/BfOagT2FPmn/?taken-by=dualipa

Link: https://www.instagram.com/p/BfOagT2FPmn/?taken-by=dualipa

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfOgwCpFzxR/?taken-by=dualipa