Të gjithë sot kanë nostalgji për grupi “The SHBLSH” e më pas në “Apartamentin 2xl” Dy nga tre më të dashurit për publikun shqiptar prej kohësh nuk po gjenin gjuhën e përbashkët, ose të paktën kështu janë shprehur publikisht.
Tre aktorët e humorit, Julian Deda, Gentian Zeneli dhe Ermal Mamaqi sot i shohim në emisione të ndryshme. Veç ndarjes nga ana profesionale, kohë më parë Julian Deda pranoi se nuk kishte raporte me Gentin, madje ata nuk flisnin.
Në një intervistë para disa muajsh në të cilën Julian Dedën e pyetën se kur do ta shohim sërish me Gentin, duke qenë se kanë kohë që nuk i kemi parë bashkë, Juli përgjigjet: “Nuk ma do mendja se do të më shihni… shumë shpejt nuk e di. Unë nuk vë data në jetën time. Kurrë nuk them kurrë!”.
Por ditën e djeshme, me rastin e 20-vjetorit të Top Albania Radio, Juli ka postuar një foto përkrah Gentit dhe Ermal Mamaqit ku shkruan: “Gezuar 20 vjetorin Top Albania Radio. Dashuria e pare radiofonike.”
Por nuk ka ngelur me kaq, ata e kanë përsëritur foton krah njëri tjetrit pas 20 vitesh dhe janë parë nën shoqërinë e aktorit të Portokallise Florian Binaj.
Duket se akujt mes Gentit dhe Julit janë shkrirë dhe atë janë takuar dhe kanë qenë nën shoqërinë e njëri tjetrit në darkën e Top Albania Radio shrkuan opinion.al.
Florian Binaj ka postuar edhe foton me të dy aktorët, të cilët shihen të qeshur.
Link: https://www.instagram.com/p/BfMUciLF_3i/?taken-by=florjanbinaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfLx-O5ApaI/?taken-by=juldeda