ShowBiz

Lindita Halimi dhe Fadil Berisha festojnë Shën Valentinin bashkë?! Çfarë po ndodh?

Shën Valentini ende nuk ka reshtur së gjeneruari lajme. Një ndër zërat më të spikatur shqiptar dhe njëherazi shembulli i trasformimit si nata me ditën dhe ikona e fotografisë, një emër një brend, janë çift për 14 shkurt. Ose të paktëm kështu pohon njëra palë.

Këtë vit pamë shumë përsonazhe të njohur të tregonin se me kë e kaluan Shën Valentinin e tyre por kjo që na tregoi Linda Halimi na la me gojë hapur. Ajo ka bërë një postim një Instagram ku ka treguar se 14 shkurtin e ka kaluar në shoqërinë e fotografit shqiptar në Amerikë, Fadil Berisha.

Përveç fotos me të Linda ka treguar edhe dhuratën simbolike që fotografi i ka bërë, një trëndafil.

“Shën Valentimi im është Fadil Berisha”, kështu ka shruar bukuroshja në foton e postuar. Nuk do shumë mend që tek ky takim i tyre nuk ka asnjë gjë që të lidhet me këtë festë, por ndoshta palestra ka dhënë rezultatin e duhur dhe tashmë Fadili mund ta përfshijë Lindë në ndonjë prej projekteve të tij. Ku i dihet.

Link: https://www.instagram.com/linditaworld/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfJeIirFTUo/?taken-by=linditaworld